Select Page

PARTIA SOCIALISTE

PSE?

duhet të aplikoj?

SI?

mund të aplikoj?

ÇFARË?

duhet të di përpara

se të aplikoj?

Partia Socialiste e ka treguar gjithmonë që suksesi i një force politike qëndron tek aftësia për të qenë e hapur  ndaj ideve dhe njerëzve që kanë diçka të re për të thënë, por që kanë edhe  guximin e vendosmërinë për t’i tranformuar idetë e tyre në punë e vepra konkrete në të mirë të vendit.  

“Deputeti që Duam” është një platformë inovative e krijuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë, me synimin për t’ju ofruar qytetarëve pikërisht këtë: mundësinë e përfaqësimit të tyre në Kuvendin e Shqipërisë, me njerëz e ide të reja, për të sjellë aty e në politikë një frymë të re e më shumë dinamizëm. Përmes dialogut, transparencës e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve, kjo platformë do të shërbejë për të mbledhur shprehjet e interesit çdo individ i interesuar për të punuar për Shqipërinë.